Një çantë e dyshimtë është gjetur në Vlorë, ku dyshohej se kishte eksploziv.
Policia ka rrethuar zonën për të parë se çfarë mund të jetë në brendësi të çantës.
Pas rrethimit të vendit pranë stacionit të trenit, policia zbuloi se bëhej fjalë për një çantë të zezë e cila rezultoi të ishte e zbrazur pa asgjë brenda.
Rrethimi i zonës solli bllokimin e rrugës Transballkanike për disa minuta ndërsa qarkullimi ka rifilluar normalisht pas alarmit fals.