Është gjetur 27-vjeçari, Renato Kyçyku që u denoncua i humbur nga familjarët e tij, në Elbasan.
Mësohet se i riu, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk dihen ende arsyet e zhdukjes së tij për dy ditë. Familjarët kanë konfirmuar se kanë arritur ta takojnë dhe tani ai ndodhet pranë tyre.