Gjendet makina e djegur e autorëve që vranë biznesmenin në Ksamil, dyshohet se fshihen në Greqi

Policia e Shtetit po ndjekin gjurmët e atentatorëve të biznesmenti Gramoz Mema, i cili u vra mbrëmjen e të dielës, teksa po kthehej në shtëpinë e tij. Burimet p nga grupi hetimor kanë bërë me dije se më në fund është gjetur një makinë e djegur, shenjë që tregon për lëvizjet që kanë bërë atentatorët. Prej 3 ditësh, mjeti që u përdor gjatë krimit por kërkohej kudo në qytet, por është gjetur shumë pranë kufirit me Greqinë.

Bëhet fjalë për një mjet tip “Ford”, të gjetur në vendin e quajtur “Kataeto”, të Bashkisë Konispol dhe dyshohet se është përdorur nga autorët në vrasjen e 40-vjeçarit, pranë banesës së tij.

Mesa duket, autorët pasi kanë qëlluar mbi 40-vjeçarin kanë kaluar Butrintin, duke përdorur Lundrën, dhe më pas kanë përshkuar aksin Vrine-Çiflik, deri në vendin e quajtur “Kataeto”, ku kanë djegur makinën. Por në momentin që kanë vendosur të kalojnë nga Butrinti, ata nuk kanë pranuar që të pagujnë faturën duke u konfliktuar me punonjësin, i cili ka krijuar identikitin e tyre për Policinë.

Po ashtu fakti që mjeti është gjetur pranë kufirit ngre dyshime se autorët kanë kaluar kufirin e gjelbër dhe kanë zbritur në vendin e quajtur “Loridha”, në Sajadhe të Igumenicës dhe se tashmë ndodhen të fshehur në Greqi.

Pista kryesore që po hetohet nga Policia është një konflikt që Mema kishte pasur në lokalin e tij, vetëm një natë para vrasjes. Sipas dëshmitarëve, gjithçka kishte ndodhur për pagesën e një fature nga klienti.

Po ashtu një tjetër pistë është ajo e të shkuarës së tij në Britaninë e Madhe. Viktima prej disa kohësh ishte kthyer nga emigrimi dhe kishte vendosur që të hapte një biznes në Ksamil, ku edhe jetonte vetëm me të ëmën.Por ka edhe një pistë tjetër, e cila nuk do të duhej që të ekzistonte nëse ligji do të zbatohej; ajo e lojrave të fatit. Sipas raportimeve, viktima ishte i dhënë pas lojrave të fatit dhe shpesh herë shkonte për të vendosur baste. /BW

 


Shtuar 9.06.2021 16:45