Policia ka dhënë detaje në lidhje me gjetjen e një trupi pa shenja jete në Shijak.
Sipas policisë, trupi është pjesërisht i dekompozuar. Viktima dyshohet se është endacak, pasi nuk kishte shenja dhune në trup.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak). Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri. Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.