Gjendet i vdekur senatori italian

Senatori dhe sekretari i Partisë Demokratike të Lazios, Bruno Astorre është gjendur i vdekur në shtëpi.

Paraprakisht dyshohet se Astorre ka kryer vetëvrasje.

Tragjedia ka ndodhur në orët e vona të mëngjesit të sotëm dhe Prokuroria e Romës ka hapur një hetim.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e emergjencës, forcat e rendit dhe zjarrfikëset.

Bruno Astorre, senator dhe sekretar i Partisë Demokratike të Lacios, brenda pak ditësh , më 11 mars, do të mbushte 60 vjeç.

Astorre së fundmi kishte dalë nga spitali, ku ishte shtruar për disa probleme shëndetësore./Albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 15:40