Gjendet i vdekur në burg manjati amerikan

Ka ndërruar jetë  manjati  John McAfee.

McAfee u gjet i vdekur në një qeli burgu në Spanjë.  Mediat e huaja raportojnë se John u gjet i vdekur disa orë pas vendimit për ekstradimin e tij në SHBA.

John McAfee, krijuesi i softuerit antivirus McAfee i dënuar për evazion fiskal u arrestua në aeroportin e Barcelonës në tetor të vitit 2020. Ai tha në seancën e ekstradimit se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht

Personeli i sigurisë në burgun Brians 2 pranë qytetit verilindor të Spanjës u përpoq të ringjallte McAfee, i cili ishte 75 vjeç por ekipi mjekësor i burgut vërtetoi vdekjen e tij.


Shtuar 23.06.2021 22:36