Gjendet i pajetë një shtetas rus në Shëngjin, detajet e para

Një shtetas rus është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Mësohet se  E.N., 49 vjeç  dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

“Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E. N., 39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasoj? e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 28.06.2021 08:25