Gjendet i pajetë një person pranë kufirit shqiptaro-grek (EMRI)

Një person i pajetë është gjetur këtë të mërkurë në afërsi të kufirit shqiptaro -grek mbi fshatin Ponçarë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima nuk ka shenja dhune, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.

Viktima është rreth 70 vjeç, i identifikuar si Lutfi Zaçlli.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur “Qafa e Minave”, është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com


Shtuar 18.10.2023 10:51