Një 56-vjeçar në Durrës është gjetur pa shenja jete , pranë derës së një vendparkimi mjetesh. 56-vjeçri , i cili punonte roje, dyshohet se ka ndërruar jetë nga infarkti. Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit). Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit”, njofton policia./albeu.com