Gjendet i pajetë në mes të rrugës i moshuari në Pogradec, dyshimet e para të policisë

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. /albeu.com


Shtuar 4.02.2023 09:29