Mëngjesin e sotëm, është regjistruar në Delvinë, ku një 57-vjeçar është gjetur i pajetë para pallatit ku jetonte.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shtetasin Gurim Daco.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat 57-vjeçari ka humbur jetën, por paraprakisht dyshohet se si pasojë e alkoolit, nuk ka mundur të shkojë deri në banesë dhe dyshohet se ndoshta e ka humbur jetën nga i ftohti.