Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete në Ksamil.
Sipas burimeve për albeu.com, viktima është Sindelyne Erzsebet, 54-vjec.
Ajo është transportuar e vdekur drejt spitalit dhe ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Me vendim të Prokurorisë së Sarandës, ajo është dërguar e shoqëruar nga efektivë policie për ekspertizë mjeko-ligjore drejt Tiranës./albeu.com/