Një grua është gjetur e mbytur në plazhin e Potamit në Vlorë.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 71-vjeçarja është vetëmbytur.
Mësohet see policia ndodhet në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në zonën e Portit, në ujë është konstatuar e pajetë shtetasja M.M, 71 vjeçe, banuese në Vlorë. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa.
Shtetasja M.M vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.