Ditën e sotme nga një njoftim i ARSH-së është lajmëruar se gjatë punimeve në Unazën e Madhe janë gjetur 23 predh luftarake, të cilat janë larguar nga vendi duke mos shkaktuar kështu edhe probleme.
Njoftimi i ARSH
“Sot në Lotin 5️ të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, njofton ARRSH./albeu.com