Girona ndal serinë pozitive të Realit, Los Blancos nuk shkojnë më shumë se barazimi (VIDEO)

Real Madrid ka bërë një hap flas në shtëpi duke barazuar 1-1 ndaj Gironës.

Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan të parët në avantazh me Vinicius Junior 70′, por miqtë 10 minuta më pas barazuan shifrat me Stuani i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Kujtojmë që vendasit ngelën me një lojtar më pak në shtesë pas daljes me të kuq të Kroos i cili mori 2 të verdha.

Pas 12 javësh, Reali mban kreun me 32 pikë, vetëm 1 pikë më shumë se Barcelona që e ndjek nga pas. SHIKO GOLAT /G.D albeu.com/


Shtuar 30.10.2022 18:13