Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërriti në Kiev me tren nga Polonia, tha zëdhënësi i saj, duke përmbushur premtimin që kishte bërë për të vizituar Ukrainën përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus. Sipas mediave italiane, kryeministrja do të vizitojë Bucha dhe Irpin para takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
L’arrivo di Giorgia #Meloni a #Kiev in treno: è giunta nella capitale ucraina dopo un viaggio di circa 10 ore. Si recherà a Bucha ed Irpin ed incontrerà poi #Zelensky nel pomeriggio. pic.twitter.com/h9mAhoR92T
— TotalEuProduction (@TotalEUprod) February 21, 2023
Meloni mbrëmë pati një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden pas vizitës së tij dje në Kiev.
“Të dy liderët diskutuan për koordinimin e tyre të ngushtë në mbështetje të Ukrainës, që përfshin ndihmën në sektorët e sigurisë, ekonomike dhe humanitare”, njoftoi qeveria italiane.
“Është e qartë se Ukraina mund të mbështetet tek Italia, sepse ne e treguam atë që në fillim… ishim të pranishëm dhe do të vazhdojmë të jemi”, tha kryeministrja italiane dje në Varshavë gjatë një konference për shtyp.
Agjencitë e lajmeve njoftuan mbrëmë dërgimin në Ukrainë të pajisjeve elektrike (transformatorë, gjeneratorë, kabllo dhe pajisje) me vlerë disa milionë euro, ndihmë që do të mundësojë furnizimin me energji elektrike për tre milionë njerëz.
Në nivel ushtarak, Italia do të dërgojë në pranverë në Kiev sistemet e mbrojtjes ajrore tokë-ajër MAMBA në bashkëpunim me Francën. /albeu.com