Gërdeci/ Mediu: Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me procesin

Këtë mërkurë, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka dëshmuar në GJKKO lidhur me dosjen “Gërdeci”, teksa komentoi edhe thirrjen për të dëshmua të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Eshtë e domosdoshme të thirren dëshmitarët. Edhe ata që nuk ndodhen brenda vendit ka mënyra për të dëshmuar. Bëj thirrje në emër të të vërtetës që gjithsecili të flasë dhe të tregojë të vërtetën siç është. Duhet të rithirren personalitetet ushtarake. Duhet të thirren edhe ministrat që kam kërkuar të thirren. Përndryshe do të ecim me konceptin e vjetër që ushtria është partia”, tha Mediu.

Ishte Shkëlzen Berisha një dëshmitar i domosdoshëm?

“Ai nuk ka asnjë lidhje me mua në këtë proces. Në qoftë se do kishte, kishte mënyrë tjetër procedimi”.

Dy dëshmitarë nuk pranuan të dëshmojnë. Mendoni se të gjithë të tjerët do mbajnë të njëjtin qëndrim?

Kam vlerësim maksimal për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes. E kërkova edhe në gjykatë që deklarimet që kanë bërë në gjykatë të konsiderohen dhe e vërteta të provohet përmes dëshmive të tyre. është në interesin e tyre që të deklarojnë qëndrimin e tyre përpara kësaj gjykate”.


Shtuar 27.12.2023 10:39