Në një konferencë për media, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu në një konferencë për shyp ka folur në lidhje me rishqyrtimin e dosjes së Gërdecit. Mediu është shprehur se rihapja e dosjes nuk ka asnjë dobi pasi është hetuar njëherë.
Gjithashtu ai u shpreh se, nuk është shkaktar i pasojave dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte me ata që zhvilluan demontimin e armëve në Gërdec.
“Po prezantoj qëndrimin tij në lidhje me veprimet e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO ku synohet edhe njëherë gjykimi im mbi tragjedinë e Gërdecit, kërkesa e SPAK dhe vendimi i Apelit të GJKKO janë akte në kundërshtim me Kodin Penal, Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, Akte që nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut. Kundërshtimi im ligjor i vendimeve të SPAK dhe Apelit ët GJKKO. Keqinterpretimi i fakteve ka synuar të manipulojë opinionin publik se Ministri i Jashtëm ishte përgjegjës për atë tragjedi. Nuk kam reaguar në respekt të dhimbjes së atyre që pësuan humbje në atë tragjedi. Janë fakte të pakundësrshtueshe që nuk kam patur lidhej direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec. Kam dhënë dorëheqjen si ministër 2 ditë pas ngjarjes, duke mbajtur përgjegjësi morale por aspak i fajshëm si shkaktues i pasojave. Kam kërkuar që në fillim heqjen e imunitetit dhe jam vënë në dispozicion të hetimeve pa asnjë hezitim. Nuk është e vërtetë që për këtë çështje s’ka pasur hetim apo nuk është gjykuar. Për këtë çështje ka pasur të dënuar, dhe të tjerë që kanë marrë pafajësinë. Kur u rizgjodha deputet vetë kërkova që të vazhdohej hetimi edhe pse kisha imunitet. Por vetë gjykata vendosi ndryshe.”, tha ai./albeu.com