Gazment Bardhi në protestën e Berishës, Fatos Lubonja ngre hipotezat: Çfarë ndodhi pasi ai u kthye nga Amerika?

Sot për herë të parë, Gazment Bardhi mori pjesë në protestën e Berishës, që fillimisht nisi para Parlamentit dhe më pas u zhvendos te rruga në banesën e ish-kryeministrit.

Por ky aksion dhe ky bashkim i Bardhit me grupin e Berishës ndodhi menjëherë pasi ai u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë, analisti Fatos Lubonja ngriti disa hipoteza, që siç u shpreh ai të gjitha janë për të hapura për t’u diskutuar.

Fatos Lubonja: Këtu tani do ngremë hipoteza sepse nuk mund të themi gjëra që nuk ka prova. Ajo që e ka dalluar Bardhin nga grupi tjetër ka qenë një qasje tjetër ndaj çështjes non grata të Berishës dhe është menduar se bën pjesë në ata që mund të marrë PD, që mund ta duan si opozitë tjetër. Por që duhet të mohojë Berishë. Kështu është perceptuar Bardhi. Tani hipoteza që ngrihet është ca ka ndodhur aty në Amerikë që ky shpejt e shpejt vrapoi tek Berisha, ndërkohë po të vazhdonte me linjën e tij nuk duhet të kishte shkuar tek Berisha. A ka ndodhur gjë vërtetë? A ka marrë ndonjë sinjal që ata ndoshta janë penduar, që kanë shpallur non grata Berishën. Hipoteza janë këto. Apo ndoshta i kanë dhënë ndonjë sinjal që mund të bashkëpunosh, por merre ti.

E dyta që ngremë si hipotezë, pse qenkan kaq të merakosur këta që kjo opozitë e fortë të veprojë me Bardhin në krye, duke përfshirë edhe Berishën se kanë ndonjë hall me Ramën, sepse çështja McGonigal i ka dalë edhe boja cik në Amerike, apo jo? Të gjitha këto janë të hapura për të komentuar. Unë nuk mund të them është kështu apo ashtu. Duhet të ndjekim ngjarjet se cfarë ndodh prapa. Më shumë se cdo kush duhet ta thotë Bardhi, por kuptohet që këto nuk thuhen nëse ka pasur biseda.


Shtuar 5.02.2024 22:01