Kreu i Grupit parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka deklaruar se ditën e nesërme, do të dorëzojë një kallëzim ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se Rama do të hetohet në Parlament, ndërsa e quajti atë një kundërshtar të çdo shqiptari.
“Ligji për komisionet hetimore është anti kushtetues. Në asnjë rast nuk e kam quajtur ligj të mirë.
Hetimi parlamentar është çështje vullneti politik. Nëse mazhoranca do të bllokojë hetimet e ka bërë edhe më parë me ligjin e vjetër.
Kryeministri do të hetohet në Parlament siç është në hetim nga drejtësia për cështje të caktura. Ai është kundërshtar i çdo shqiptari të ndershëm.
Normalizimi i jetës parlamentare është çështje brenda parlamentit por nuk ndryshon asgjë nga aksioni jashtë Parlamentit.