Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të gjithë deputetet që i përkasin PD-së zyrtare.
Ai ka shkarkuar nënkryetarët që deri tani kanë qenë në detyrë, po ashtu ka kërkuar edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar.
“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretar Ina Zhupa”, lexoi Nikolla.
Ndërkohë, Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së!
Po ashtu, është rrëzuar kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë