Gazment Bardhi kërkon informacion për kostot e udhëtimeve të Ramës me charter

Kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demikratike, Gazment Bardhi ka bërë një kërkesë për informacion ndaj institucioneve mbi udhëtimet me charter të kryeministrit të Edi Ramës.

Bardhi kërkon të njoftohet edhe me kostot e udhëtimeve që kryeministri Rama ka bërë nga data 13 shkurt 2023 deri më 1 mars 2024.

Gazmend Bardhi kërkoi edhe një kopje nga Qeveria shqiptare me kompaninë “Air Albania” shpk, nga e cila përfiton udhëtimet me charter Edi Rama.


“Listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024;
Koston për secilin prej këtyre udhëtimeve dhe koston totale të udhëtimeve për periudhën e sipërcituar; Marrëveshjen e nënshkruar me shoqëria “Air Albania” sh.p.k., listën e plotë të udhëtimeve të kryera në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe kostot e tyre” janë kërkesat e Gazmend Bardhit”, thuhet në dokument.


Shtuar 25.03.2024 15:43