Gazmend Bardhi zbulon prapaskenat e përjashtimit të Berishës: Isha pjesë e takimeve me amerikanët!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka zbardhur detaje të reja nga përjashtimi i PD nga grupi parlamentar.

Bardhi ka deklaruar se ka qënë pjesë e takimeve të Bashës me amerikanët duke deklaruar se ky vendim lëndon cdo demokrat por nuk ka përjashtim të Berishës nga PD.

Gazment Bardhi: Nuk ka përjashtim të Sali Berishës nga Partia Demokratike. Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne , nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve.

Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha, ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama .

Dua të ndaj dhe një info, që drejtimi i gishtit te PD sikur e keqja është aty, por e keqja është Edi Rama . Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës .

Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi.

Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët , nuk jam i lejuar të nxjerr detaje , por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperusehme. /albeu.com/

 


Shtuar 16.09.2021 21:59