Gazetarja tregon provat për arrestimin e Belerit, Dulen se mbajnë “nervat”, braktis emisionin: Nuk mund të qëndroj më

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka braktisur studion, në momentin që gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka nxjerrë provat dhe dokumentat e prokurorisë të cilat faktonin se fredi beleri ka blerë vota.

Ndërsa ndodheshin në studion e “Open” gazetarja Lala ka thënë se në dokumentet e prokurorisë theksohet se pasi janë dhënë paratë ëhstë bërë i mundur arrestimi i Beleit.

Pas këtyre deklaratave Dule ka braktisur studion, ndërsa i ka cilësuar komentet e Lalës si përralla dhe mashtrime.

Pjesë nga diskutimi:

Lala: Prokuroria thotë pasi janë dorëzuar paratë është bërë arrestimi. Nëse do ishte për mua Fredi Beleri nuk do të duhej të ishte kandidat

Dule: Nuk do qëndroj asnjë moment më tepër nëse nuk më lejoni të flas, nuk jam këtu për dekor.

Dule: Dëgjoj mendime se dikush nuk duhej të kandidonte se ka dyshime. Të gjithë mund të kenë dyshime për të gjithë.

Lala: Ka qenë i pandehur zoti Dule.

Dule: Faleminderit shumë, vijoni, bisedë të mbarë.

Eni Vasili: Nuk i ka hije një politikani si ju.


Shtuar 23.05.2023 22:40