Gazetari për përplasjen në Elbasan: Zgjedhjet janë në grykën e armës, policia u nxitua

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Abc-ja e mëngjesit foli për ngjarjen në Elbasan e cila shënoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 3 persona të plagosur. Ngjarje e ndodhur vetëm në pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Çollaku e konsideroi ngjarjen në Elbasan kronikë të një vrasje të paralajmëruar që e ka pikënisjen nga përplasjen e Ditës së Verës, ndërsa u shpreh se zgjedhjet po shkojnë drejt grykës së armës.

Të lidhura

None found

“Shpresoj që kjo ngjarje do të shërbejë si një mësim. Ajo që ndodhi në Elbasan është një paralajmërim”, u shpreh Çollaku.

Ai gjithashtu tha se struktura për mbrojtjen e votës, nuk mund të cilësohet si grup paramilitar, ndërsa e cilësoi të nxituar vendimin e policisë për ta konsideruar Arbër Paplekën autor po u bërë dosja e plotë e ngjarjes.

“Kur grupet kriminale, partia në pushtet dhe policia janë në të njëjtën anë dhe si do të realizohet mbrojtja e votës. Struktura e për mbrojtjen e votës nuk mund të quhet grup paramilitar. Për ngjarjen e djeshme më befason njoftimi i policisë për ta quajtur Paplekën autor, po u siguruar mirë dosja. Unë do të thoja që edhe Prokurori i Elbasanit ka një konflikt interesi në këtë çështje. Prokurori duhet të dëshmojë që është në anën e duhur”, tha ai.

Pyetje: Çfarë dinte Yuri Kim që ka shkuar aq shpesh në Elbasan?

Çollaku: Unë besoj që ambasada amerikane ka shumë informacion. Kjo kimi kriminale e hershem mes drejtuesve të PS me këto grupe nuk mund të mos thotë asgjë.

Gjithashtu ai shtoi: Ka njerëz edhe në terren që hulumtojnë raste ekstreme të përfshirjes së bandave. Besoj se është nj dosje e re pikërisht për këta raste

Pyetje: Përse zoti Meta është kaq i përqendruar në Vlorë?

Çollaku: Vlora këtë herë është përballje interesante edhe për aktorët që janë.  Është një situatë e nxehtë sepse nëse e lënë në duar në kolegët e Elbasanit, Vlora është më mirë të mos shpërthejë se është vështirë të fiket.

Pyetje: A pritet që aktorë të huaj të demoralizojnë aktorë që janë në garë?

Çollaku: Debati për Tom Doshin ka qenë i hapur. Pritshmëritë janë për një vendimmarrje nëse KQZ do të ketë pavarësinë për të vepruar. Ka një tjetër persona “non grada” që është bashkiaku i Durrësit, ndërsa në flasim për Tom Doshin. Kjo është një hartë e aktorëve që nuk ikin dot vetëm. Ata kanë aksione të përbashkëta.

 

 


Shtuar 22.04.2021 08:23