Gazetari maqedonas i kërkon Vuçiç të përgjigjet shqip, si reagoi presidenti serb

Në samitin e “Open Balkan” që po zhvillohet në Tiranë, një gazetari i Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar presidentit të Serbisë pyetjes së tij t’i përgjigjet shqip.

Vuçiç i është përgjigjur duke thënë se nuk di shqip dhe se do ta mësojë.

Vuçiç: Doni që tju përgjigjem në anglisht apo serbisht?

Gazetari i Maqedonisë së Veriut: Shqip, përgjigju në shqip.

Vuçiç: Për fat të keq nuk e flas dot shqipen, do më duhet ta mësoj./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 13:54