Gazetari ironizon deklaratën e Berishës: Mshoji bac, e ki mirë!

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një status menjëherë pas konferencës për shtyp që ish-kryeministri Sali Berisha po jep lidhur me vendimin e DASH për ta shpallur këtë të fundit si person “non grata”.

Pas fjalës së Baerishës së do të hedhë në gjyq Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ArtanHoxha shkruan se Berisha nuk ka pranuar kurrë të dëshmojë në një gjykatë shqiptare.

Postimi i i Plotë 

“Nuk te zhgenjen kurre…
Hedh ne gjyq per shpifje, Sekretarin e Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne nje gjykate ne Paris, njeriu qe nuk pranuar kurre te deshmoje para nje gjykate shqiptare…
Kerkon prova nga SHBA, njeriu, qe akuzon dhe shpif cdo dite, i fshehur pas “qytetarit dixhital” dhe perbalt çdo kend ne kete vend, pa publikuar kurre as proven me te vogel…
Ne bajrakun e Gashit, nga vjen dhe Berisha, ka nje shprehje:
“Mshoji bac, e ki mire”….” /albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 18:29