“Gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve”, Meta: Jemi gati për vendosjen e llogaridhënies

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se ata janë gati për stinën më të nxehtë për denoncime.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se edhe pse qeveria po pushon, vjedhjet dhe falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekond.

Postimi i Plotë:

Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve. Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë. Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe NDËSHKIMIT.


Shtuar 1.08.2022 19:33