Një ish-anëtar i Dumës së Rusisë, Ilya Ponomarev, ish-deputet i cili u dëbua për aktivitete anti-Kremlin, ka pohuar se partizanët rusë dyshohet se ishin pas bombës që hodhi në erë vajzën e Alexander Dugin.
Dugin është një prej aleatëve të ngushtë politikë të Vladimir Putinit në periferi të Moskës.
Lajmin e bëri të ditur britanikja The Guardian.
Komentet ai i bëri duke folur në Kiev, ku edhe është i vendosur, Ilya Ponomarev pretendoi se shpërthimi i së shtunës në mbrëmje ishte vepër e Ushtrisë Republikane Kombëtare, për të cilën ai pretendoi se ishte një grup që punonte brenda Rusisë dhe i përkushtuar për përmbysjen e regjimit të Putinit.
“Ky aksion, si shumë aksione të tjera partizane të kryera në territorin e Rusisë muajt e fundit, u krye nga Ushtria Republikane Kombëtare (NRA),” tha Ponomarev.
“Një ngjarje e rëndësishme ndodhi pranë Moskës mbrëmë. Ky sulm hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit. E re, por jo e fundit”, shtoi ai.
Shpërthimi vrau Darya Dugina , vajza 29-vjeçare e aleatit të Putitnit dhe ideologut të së djathtës ekstreme Alexander Dugin , të cilët të dy ishin sanksionuar nga MB dhe SHBA për veprim për të destabilizuar Ukrainën.
Ponomarev tha se partizanët brenda Rusisë ishin gati të kryenin sulme të tjera të ngjashme kundër objektivave të profilit të lartë të lidhur me Kremlinin, duke përfshirë zyrtarë, oligarkë dhe anëtarë të agjencive ruse të sigurisë.