Gati për pension, ndërron jetë nga Koronavirusi gjyqtari i Korçës

Gjyqtari i Korçës Maksim Qirjazi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19.

Sipas informacioneve, mësohet se Qirjazi prej 10 ditësh ka qenë i shtruar në spital në kryqytet.

Ai u nda nga jetë të enjten, ndërsa sot përcillet për në banesën e fundit.

Gjyqtari 65-vjeçar e kishte vitin e fundit të punës, pasi këtë vit dilte në pension./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 12:44