Gati për korrje! Asgjesohen 2000 bimë hashash në Spanjë, prangosen dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e oficerëve të policisë spanjolle pasi akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Të arrestuarit janë të moshave 24 dhe 33 vjeç.

Policia spanjolle ka zbuluar nje plantacion të mbjellë me lëndë narkotike Marijuanë. Bëhet fjalë për rreth 2000 rrënjë të mbjella në një zonë të thellë të vendosur në grykën Barbuixera, pranë rezervuarit të Santa Anna, në La Noguera Catalonia.

Sipas informacioneve, bima ishte e rritur dhe për pak kohë do të bëhej korrja e saj.

Bashkë me bimët narkotike u gjetën edhe mjete të tjera, të domosdoshme për të plotësuar infrastrukturën e nëvojshme për kultivimin e bimës./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 19:40