Gati grupi i punës për zgjedhjet në FRPD, mbi çfarë parimi do të zgjidhet kryetari i ri

Forumi Rinor i Partisë Demokratike është futur në një proces ristrukturimi dhe rizgjedhje të të gjithë kryetarëve të të gjitha strukturave të tij.

Procesi ka nisur ditën e sotme.

Mësohet se ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që ka udhëzuar nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar.

Një pjesë e drejtuesve të degëve e kanë kaluar moshën për të qenë anëtarë të forumit.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:

* Oriela Nebiaj

* Hergert Alimerko

* Dario Sejdini

* Enkelejda Rica

* Juela Hamati

* Anita Doçi

Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor. Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit për FRPD-në janë mbajtur në vitin 2015 dhe llogjikisht mandati shumicës drejtuese i ka mbaruar që në vitin 2019./albeu.com/