Gas makinës! Shqiptari aksidenton për vdekje punëdhënësin grek në Kretë

Një aksident tragjik ndodhi paraditen e sotme në Chahia të Kretës, ku një emigrant shqiptar ka goditur për vdekje punëdhënësin e tij 65-vjeçar.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht ku shqiptari kishte hipur në makinën e grekut dhe po manovronte në vendin e punës duke e përplasur atë padashje.

Mbërritja e ndihmës së shpejtë nuk ka mundur ta shpëtojë grekun, i cili pësoi dëmtime të rënda duke humbur jetën nga përplasja. /albeu.com

 

 

 


Shtuar 8.11.2023 14:43