Teksa ka nisur procesi i numërimit të votave, eksperti zgjedhor Agim Tutulani ka thënë në studion e ABC se në qarkun e Korçës Partia Demokratike, do të arrijë të marrë një mandat më shumë se në zgjedhjet e 2017. Sipas Tutulanit PD do të marrë një mandat nga Partia Socialiste.
Sipas Tutulanit, PS do të marrë 5 mandate edhe PD 5 mandate, ndërsa 1 mandat shkon për LSI
“Korça është i vetmi qark 5,5,1. PD merr një mandat PS në krahasim me zgjedhjet e 2017. Duhet të ketë ndodhur shumë madhore diçka për të pasur diçka ndryshe, PD avancon me një mandat. Ka një Devoll shumë të djathtë apo Maliqin. Pogradeci me Korçën kanë qenë me balancë. Kolonja ka qenë në të majtë por nuk ndikon”, shprehet Tutulani.