Gara për Tiranën, Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumë

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar kandidatët për bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se socialistja Ogerta Manastirliu ka një program konkret për kryeqytetin, ndërsa Florjan Binaj, i mbështetur nga partitë opozitare, nuk ka një program.

Në emisionin “Opinion”, analisti tha se Binaj nuk ka treguar mendimin e tij, apo vizionin për Tiranën.

“Opozita ka projektuar njeriun, por jo projektin për të ballafaquar me Edi Ramën. Ka projektuar njeriun, domethënë një njeri që është i këndshëm për publikun, një njeri që humorin e ka shndërruar në afërsi me njeriun. Por, unë nuk e di çfarë mendimi ka. Domethënë, cili është mendimi i tij politik. Ne e dimë PS, e dimë Edi Ramën dhe Ogerta Manastirliun se çfarë projektojnë për Tiranën, cili është vizioni i tyre për Tiranën. Ky është projekti i PS, Rama e ka projektin e Tiranës të vulosur. Ai e di si duket. Mirë a keq, ne mund ta diskutojmë për atë, por ai ka projekt. Ai e di që të gjithë arkitektët botërorë duhet të jenë prezentë duhet të jenë prezentë, po themi turizmi arkitektonik i vendosur këtu, i cili projektohet pastaj në shije, apo ndërtesa të larta, kulla apo projekte. Ky është projekti që ka PS. Kjo është ideja e Ramës. Ma thoni cili është projekti i PD që i kundërvihet kësaj? Njeriu, është çështje që duhet të flasë. Nëse ne kemi një njeri, tashmë këtë njeri duhet ta dëgjojmë. Unë për vete nuk ia di as mendimin politik, nuk ia di as shijen për qytetin e Tiranës, as si performon në botën politike. Ajo që unë mendoj, nëse opozita e ka projektuar kohën sa më shumë njerëz në Tiranë, me një model italian apo francez, që ka qenë i suksesshëm për një moment por i rrenuar më vonë, mund të jetë, mund të jetë një sukses. Por, unë nuk jam për të eksperimentuar me njerëz të cilët nuk i njoh, e nuk e di a kanë mendim”, tha ai.

Sakaq, Haxhiu e cilësoi Binajn si kandidat thjesht si një “burrë simpatik”, për të theksuar kështu ndoshta problemin e ideologjisë tek forca opozitare.

“Për mua momentalisht është një djalë simpatik, ose burrë simpatik. Asgjë më shumë”, tha ai.


Shtuar 9.10.2025 23:09

Tags: ,