Këtë të mërkurë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shpalli vakancën për postin e kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati më 18 dhjetor.
Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK, me përjashtim të Altin Dumanit dhe Arben Krajës, të cilët e kanë mbajtur këtë post.
Pra, 18 prokurat e tjerë të posaçëm kanë të drejtën e aplikimit.
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot u hap procedura e aplikimit dhe të gjithë ata prokurorë që duan të kandidojnë do të duhet të shprehin interesin e tyre deri në datën 8 tetor.
Më pas, kandidatët pasi të kalojnë edhe një proces vettingu do të merren në pyetje.
Prokurorët e Posaçëm që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK:
1- Adnan Xholi
2- Anita Jella
3- Alfred Shehu
4- Behar Dibra
5- Bledar Maksuti
6- Doloreza Musabelliu
7- Dorina Bejko
8- Dritan Prençi
9- Edvin Kondili
10- Elida Kaçkini
11- Elvin Gokaj
12- Ened Nakuçi
13- Enkeleda Millonai
14- Klodjan Braho
15-Manjola Kajana
16- Ols Dado
17- Sotir Kllapi
18- Vladimir Mara
Zgjedhje e kreut të ri të SPAK do të ketë edhe vëmendjen e SHBA. Vetem pak ditë me parë e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, tha se “Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit së Dumanit duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga çdo ndikim i jashtëm dhe se partnerët ndërkombëtarë do ta ndjekin nga afër këtë proces, sepse janë të interesuar që Shqipëria të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.