Janë certifikuar 28 kandidatë që konkurrojnë për në BKH.
Nga 37 kandidatë, komisioni ka certifikuar 28 prej tyre. Nëntë prej kandidatëve nuk kanë kaluar kushtet e sigurisë.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:
28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë.
9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë .
Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.
Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).
Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në ëebsite -in e BKH-së.
Falenderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim./albeu.com/