Gara për Avokatin e Popullit/ Zbulohen emrat që plotësojnë kushtet ligjore, ja kush mori më shumë firma

Adriana Kalaja, është kandidatja për Avokate të Popullit që ka marrë më shumë firma nga deputetët, duke plotësuar kështu edhe kushtet ligjore.

Kandidatët që kanë kaluar pragun ligjor me shume se 28 firma

Adriana Kalaja – 44 firma

Aranita Brahaj – 35 firma

Besim Ndregjoni – 34 firma

Endrit Shabani – 35 firma

Skënder Haluci – 30 firma

Tartar Bazaj – 28 firma

Këta gjashtë emra, konsiderohen tashmë si kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore dhe vijojnë garën për postin e Avokatit të Popullit.

Kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret

Dardan Mustafaj – 38 firma, por të depozituara jashtë afatit

Jola Hysaj – 27 firma, nën kufirin minimal

Shkëlqim Sulo – 19 firma, nën kufi

Saimir Vishaj – 26 firma, nën kufi

Këta kandidatë nuk do të vijojnë më tej procesin, për shkak të mungesës së firmave të mjaftueshme ose mosrespektimit të afatit të paraqitjes.


Shtuar 9.12.2025 12:19