Gara në PD, Basha: Këtë të dielë do zgjedhim vazhdimin e betejës kundër regjimit Rama-Doshi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi  në Facebook, ka folur për zgjedhjet brenda partisë më 13 qershor.

Basha shkruan se këtë të dielë do të zgjidhet vazhdimi i betejës kundër regjimit Rama-Doshi.

“Këtë të dielë do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën që na kanë dhënë njerëzit. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë!”, shkruan Basha./albeu.com