“Fytyrë h*letë”, Saimir Korreshit nuk i mbajnë nervat: O sot o kurrë të kthejmë demokracinë

Deputetë dhe demokratë, të pranishëm në protestën e cila po zhvillohet para Parlamentit kanë akuzuar qeverinë Rama se po vjedh Shqipërinë.

Me thirrjet “Rama ik”, ata kanë ftuar të gjithë shqiptarët nga jugu në veri që t’i bashkohen protestës.

Saimir Korreshi tha se tani është momenti që Shqipërisë t’i kthehet demokracia.

Korreshi: Vëllezër dhe motra, faleminderit për pjesëmarrjen por në këtë drejtim duhet të ishin ata surrat haletë. Më falni por nuk kam më.. plehra, hajdutë…E kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet. O sot o kurrë këtij vendi duhet t’i kthehet demokracia. Ky vend po shkon drejt greminës. Nuk jetohet më në këtë vend. O sot o kurrë këtij Parlamenti duhet t’i kthehet demokracia.

“Dua të ftoj policinë e shtetit, gardistët të bëhen bashkë me ne në këtë betejë sepse kjo ëhstë betejë për demokraci. Kjo është nëj betejë pa kthim. Edi Rama nuk mund të bëhet zot i shqiptarëve”, tha nje protestuese.

Salianji: Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në këtë vend është Edi Rama. Zotërinj a ka gjithë kohës që ne dhe ju bashkë pot hemi që Edi Rama po i përdor institucionet për interesa personale. E kishte dhe opozitën deri para pak kohësh, nuk ka për ta pasur më.

/albeu.com


Shtuar 5.02.2024 17:40