“Futu brenda zotëri!”, pronari i lokalit zbulon dinamikën e vrasjes së Albi Bashalliut

Pronari i lokalit ku u vra mëngjesin e sotëm 35-vjeçari Albi Bashalliu në Peqin, ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai ka zbuluar se dy persona kanë mbërritur me makinë para lokalit të tij, kanë thirru viktimën jashtë dhe e kanë qëlluar dy herë më armë zjarri, më pas njëri është siguruar se 35-vjeçari ka vdekur duke e qëlluar sërish, ndërsa tjetri ka hedhur benzinë mbi makinën e tij dhe e kanë djegur. Më pas kanë marrë çelësat e makinës së viktimës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pronari i lokalit, i cili kishte dhe lidhje të largët familjare me viktimën, tregoi se kishte tentuar të dilte jashtë pasi ka dëgjuar të shtënat, por dy autorët i kishin thënë të futej brenda. Skenën e krimit, ai e kishte parë nga lokali i tij, i cili ishte me xhama.

Burime bëjnë me dije se autorët janë larguar nga Peqini në drejtim të Rrogozhinës. Për kapjen e autorëve policia ka nisur kërkimet dhe me helikopter, ndërsa mësohet se deri më tani janë shoqëruar 10 persona të dyshuar.

Dyshohet se vrasja e 35-vjeçarit ka qenë për motive hakmarrjeje. Kjo pasi Albi është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit qershorin e kaluar qëlloi për vdekje 45-vjeçarin Ylber Xhahysa. Autori dhe viktima ishin të njohur dhe kishin raporte miqësore me njëri-tjetrin. Po ashtu, viktima e ditës së sotme në vitin 2017 ka tentuar të vrasë me armë zjarri 2 persona./albeu.com


Shtuar 27.12.2021 16:04