Futi gjarprin në gojë, vdes pas pickimit 55-vjeçari në Rusi (VIDEO)

Një burrë në Rusi ka vdekur pasi u pickua nga gjarpri në një rajon të quajtur Astrakhan.

Burri në fjalë ka bërë lojra me gjarprin dhe ka menduar se do ja hedhë paq. Por një pickim I tij I mori jetën.

Raportimet thonë se burri e kishte vënë dy herë më parë nepërkën në fyt, por në përpjekjen e tretë, të parë në video, gjarpri i pickoi gjuhën.

Megjithëse gjarpri është helmues, kafshimi i tij zakonisht nuk është vdekjeprurës për njerëzit.

Por disa orë më vonë, fermeri i paidentifikuar u shtrua në spital dhe u diagnostikua me çrregullimin “edema Quincke”, pasi gjuha dhe fyti i rij ishin fryrë për shkak të një ‘reagimi alergjik’.

Ai u raportua se kishte pësuar shok apo goditje anafilaktike. Përpjekjet e mjekëve në spitalin e rrethit Kharabalinskiy nuk arritën ta shpëtonin atë. Raportet thanë se gëlltitja e gjarprit është një ‘truk’ popullor në atë vend./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 23:08