Futet në parakalim ndaj furgonit, humb tragjikisht jetën shqiptari në Itali

Një shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të premteje në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në Bonifica del Tronto, provinca e Abruzzo-s. Sipas mediave italiane, viktima është Agron Gjata, një 60-vjeçar i cili jetonte në Controguerra.

Ai po udhëtonte me makinë, kur u fut në parakalim dhe në këtë moment preku një furgon. Nga përplasja automjeti i shqiptarit përfundoi duke u rrokullisur disa herë në rrugë derisa u përplas me një tjetër makinë që ndodhej jashtë hyrjes së një ndërmarrje.

Të lidhura

None found

Shqiptari humbi jetën rrugës për në spital. Autoritetet italiane kanë nisur hetime për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.


Shtuar 10.12.2022 07:40