Furnizoi makinën me naftë dhe u largua pa paguar, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bulqizë, pasi dyshohet se furnizoi automjetin me naftë në një pikë karburanti dhe u largua pa kryer pagesën.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku shtetasi me iniciale A.XH, është paraqitur në karburant me një automjet tip “Benz” dhe, pasi e ka furnizuar me naftë, është larguar me shpejtësi pa kryer pagesën, duke vënë në rrezik edhe punonjësin e pikës së karburantit.

Nga verifikimet rezulton se 28-vjeçari është dënuar më parë në Itali për grabitje dhe është dëbuar për 10 vite nga ky shtet.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, si dhe një kapuç në formë maske.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 22.02.2026 09:57