Fuoristrada me targa greke futet kundërvajtje dhe përplaset me trafik ndarësen, bllokohet trafiku në Fier-Patos (VIDEO)

Një makinë me targa greke është futur kundërvajtje në autostradën Fier – Patos dhe është përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë është bllokuar trafiku në aksin rrugor.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si rotontoja e Parkut, pranë kishës katolike ne Fier.

Fatmirësisht është shmangur përplasja ballore, ndërsa mjeti ka përfunduar në mes të trafik ndarëses, duke u përplasur edhe me një shtylle të ndriçimit publik.

Fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa nga policia qe ka mbërritur menjëherë pranë vendit te ngjarjes po kryhen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja është regjistruar ne një aks me lëvizje te konsiderueshme mjetesh, duke bllokuar për disa minuta edhe qarkullimin./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Shtuar 28.05.2022 11:23