Fundoset automjeti në rezervuarin e Çekrezës, polumbarët e RENEA-s në ndihmë (VIDEO)

Një automjet është fundosur në rezervuarin e Çekrezës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se makina është zhytur plotësisht në ujë në distancë 20 metra nga diga.

Sipas burimeve të policisë është kërkuar ndihma e ushtrisë për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga rezervuari.


Njoftimi i policisë

Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com