Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë në pikën më të keqe historike.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, ishulli është I rrethuar nga avionët kinezë.
Nga ana tjetër, pas shfaqjes së 49 avionëve kinezë, edhe Tajvani ka ngritur avionët e tij, për t’ju kundërpërgjigjur një agresioni të mundshëm.
Në një reagim për mediat, autoritetet e Tajvanit theksuan se kinezët kishin kaluar vijën ndarëse mes dy shteteve në ngushticë duke u futur në hapësirën ajrore të ishullit.
Kina po zhvillon një stërvitje të madhe përreth ishullit të Tajvanit këto ditë, si një përgjigje ndaj vizitës së zyrtares së lartë amerikane Nensi Pelosi si edhe ndihmës së madhe që SHBA-të i ofrojnë Tajvanit prej disa dekadash.
Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të veten duke mos pranuar ndarjen e ishullit që prej luftës civile të shtatë dekadave më parë. Partia Komuniste Kineze ka në doktrinën e saj detyrimin që ta bashkojë Kinën deri në fillim të dekadës së ardhshme duke synuar kështu futjen e Tajvanit nën administrimin e tyre.