Nga Lida Shosha-Mjeke
“Top story i marrëzisë”
-Problemet duhen adresuar, Znj Duma, po është e disata herë që ju keni zgjedhur një mënyrë të padrejtë duke baltosur një sherbim kolosal mbi 17 vite që Spitali Amerikan jopublik, i jep popullatës, duke ftuar njerez gjobaxhinj qe kanë mbush thesin e vitit të ri me topa balte , kundrejt mjekëve e stafit mjekësor të Spitalit Amerikan, dhe ku pala e akuzuar, nuk është pjesë e diskutimit. Se per cfare e beni ju kete eshte me se e kuptueshme. Eshte fatkeqesi qe bini ne nivelet e nje gazetarie mjerane.
-Kur flisni për spitalet, ftoni mjekë specialistë të mirëfilltë, ftoni palët,
E ftoni mjekë qe kanë djersitur ditët e netët e jetës së tyre nëpër spitale, pavione pa ngrohje, salla operacionale pa ftohje, ku djersa të ridhte çurg në kërbishte e dysheme, ku perballeshe me njerëz të armatosur që shqyenin e thyenin pamëshirshëm dyert e spitaleve nga proçkat e destabilitetet e politikbërësve te këtij vendi.E nderkohë që ka një strukturë spitalore, ku pacientit nuk i duhet më te ngrejë jorganë, batanije, çarçafe, peshqirë, pizhama, ujë me bidona për tualetet, të blejë ilaçe e serume në farmaci, por të paguajë në kasë ,si kudo në botë, e ti shërbehet me profesionalizëm, hajde ti biem dhe këtij.
Jo moj Zonjë, e keni gabim.
-Ftoni njerëz , pjesë të sistemit, se nuk keni tagrin as ju, as ata te ftuar të injorojnë investimin e atyre mjekëve që për tu bër te aftë, sic i do koha, cilësorë në kët vend që investon zero , po zero lekë për formimin e mjekut, që e degjeneron kur i intereson dhe e bën hero kur i duhet të mbajë frenat e kariges se pushtetit, se pa mjekët, sistemi eshte si gruaja pa brekët.
-Keta mjek kanë lën familje e femij vetëm, rrugeve te botës,me shpenzimet e tyre, për pak dije, se ky vendi jonë halleshumë në 30 vite postdemokraci, ka lekë për tallava, por jo për investim në shkencë e shëndet, ky vendi jone ka buxhet për lluks në godina, kollaro, e makina, po jo lluks te trurit, e lluksi i trurit do lekë, kohe, punë , natë e dite nonstop, te rendësh në vende europiane , ku vërtet ka mjekësi moderne e shteti investon për shëndetin e qytetarit te vet.
-Të rendesh pas trenit te dijes në një mjekësi moderne që ecen e nuk di të ndalet, e kur mendon se pothuaj arite në një stacion, të mbet dora në ajër, treni i dijes të ka lën targat për tjeter destinacion akoma me avangard, e mjeku mbetet atlet i përjetshem,dhe rob i ketij profesioni të padyte ne shoqeri.
-A vdesin njerëz në spitale, sigurisht që po, spitali është vend ku shtrohen te sëmurë të gjithë kategorive, nuk shtrohet kush për vakanca, e mirë është tu shërbehet deri frymën e fundit, se dhe vdekja ka dinjitetin e vet, e të krijohen struktura siç i ka bota, se mbeti mileti duke dhënë shpirt , në shtëpi mes dhimbjeve lebetitëse qe tmerrojne familje, fis e femi.
-A infektohen njerëz në spitale, fatkeqësisht po, rreziku është për dy palët, dhe pacientin dhe mjekun e infermierin, a e di çdo te thotë të marësh bisturinë e të operosh në një pacient me HiV- sida , hepatit B, C, një moment çpimi të ndan nga infektimi.
Sigurisht që nuk e di, po ta them unë, e kolegë të mi që kemi operuar me dhjetëra, e marë përsipër riskun e infektimit , për të shpëtuar pacientin, e për të dhënë shpresë aty ku ka agoni.
-A e dini sa mjek e infermiere vdiqën te infektuar nga Covidi, duke shërbyer pacientëve?
-A ka komplikacione po mjerisht ka, e asnjë mjek me vetëdije e ndërgjegje, kurrë nuk do donte ti vdiste pacienti ndër duar, komplikacione ka si kudo në botë, dhe bota e zhvilluar investon ta ulë % e komplikacioneve te parandalueshme, se komplikacionet e lidhura me sëmundjet gjithmonë do jenë prezente në mjekësi, por bota e zhvilluar ndërhyn , duke investuar tek mjeku së pari, duke i vën në dispozicion infrastrukture më të avancuar, duke e trajnuar në mënyre të vazhdueshme, duke e edukuar e aftësuar akoma,më shumë, dhe vlerësuar dinjitetshëm për këtë investim te pashoq jetësor. Ne Shqipëri kete investim ne mjek, e ka bere Spitali Amerikan.
-Mjekësia nuk është shkencë egzakte, nuk eshte as aritmetikë e Ramës, 2+2=4, po është mjerimisht e Bashës 7×7=37, në mjekësi ka dhe malpraktis, Po ka, e
dënueshme nga organet e ligjit, dhe e ndëshkueshme nga ligji, jo militantët partiakë e pseudoanalistë analfabetë qe skanë kurfare lidhje me dijen, shkencën, mjekësinë dhe mjekun.
-Ka shumë për te thene, e spo i bie më gjatë po nëse,sdo vinin ata mjekë të huaj, të cilët i anatemuat në emisionin tuaj, të bënin transplantet e veshkës, ata mbi 220 pacientë shqiptarë ose do kishin vdekur, ose do vdisnin rrugëve te botes,për pak jetë, e sot mjekë shqiptarë të kësaj strukture, te trajnuar jashtë, janë aftësuar e bëjnë këto transplante si kudo në qëndrat moderne te transplantimit në botë, e sa e sa ndërhyrje inovative, proçedura jetëshpëtuese, që zanafillën e kanë ekskluzivisht në këte spital, e sa e sa shërbime për qindra mijëra,pacientë struktura ka,dhënë natë e ditë, ndër vite.Këto sigurisht ju Znj Duma i dini, megjithese keni zgjedhur te beni sikur nuk i dini ose minimalisht te mos informoheni siç duhet.Po se paku informohu sa transplante te veshkës janë arrit te bëhen me sukses në spitalet publike.Informohu se informacioni eshte power në duart e njeriut te mençur.
-Nderkohë ne kemi zgjedhur te punojmë në vendin tonë, pavarësisht baltosjes, gurëve, llumit të marrezise ndaj mjekut në vite, e do vazhdojmë, sepse kemi shumë gjëra për ti dhënë këtij vendi, që ka kaq shumë gjëra për tu përmirësuar, e do vazhdojmë në rrugëtimin tonë me përkushtim te investojmë akoma më shumë tek vetja , te reflektojmë e të fokusohemi përherë në cilësinë e shërbimit mjekësor ndaj njerëzve të sëmurë, në marëdhëniet me pacientin, në te drejtat e përgjegjësitë dypalëshe…
-Kur si bini dot gomarit, mos i bini samarit thote populli jonë, i mençur shumë, e mos vazhdoni më të villni vrer dhe kunder asaj pakice mjekësh te devotshëm, që ka mbet në kët vend.
-Nëse,doni te ndihmoni njerëzit, adresoni problemet reale në mjekësi, ato qe ne kemi vite, e vite që i themi pa pushim,
-Pse në shëndetësi ka nje keqmenaxhim hektik nga cdo qeveri. Pa nje politike lineare te mirevendosur nder vite.
-Pse nuk ekziston, nuk egziston po fare, fondi i sigurimeve shendetesore ?
-Pse pacienteve nuk u mbulohen shërbimet qe marrin në sistemin publik dhe privat ?
-Pse nuk investohet me Platforma te mirëstudjuara dhe efektive me ritmet në shëndetësi, për edukimin në vazhdim te stafit mjekesor ?
-Pse nuk ka nje fond per kerkim shkencor ?
-Pse nuk ka kontroll mbi sigurine e cilesise dhe procedura te mirefillta akreditimi te sherbimit që ofrohet ne qendrat publike dhe private ?
-Pse ikin mjekë, infermiere, ustallare, marangoze e këpucarë?
-Si mund te ndalet rjedhja,jo vetem e trurit por dhe e stomakut e zorrëve, se këtij vendi do i mbesë një ditë veç skeleti që si hyn në punë as dreqit, veç laraskave..
/albeu.com