Grida Duma: Do apo nuk do Sali Berisha, Basha është kryetari legjitim, nuk ka asnjë faj

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma gjatë fjalës së saj në Kuvendin e PD-së ka deklaruar se Lulzim Basha nuk ka asnjë faj. Ajo iu drejtua me një mesazh Berishës, duke i thënë do apo nuk do ai, Basha është kryetari legjitim.

“Ne nuk jemi këtu për të kërkuar legjitimitetin e kryetarit dhe as për t’i kërkuar dorëheqjen. Do apo nuk do Sali Berisha, Basha është kryetari legjitim. Mitingu i 11 dhjetorit ishte mbetet nul nga pikëpamja ligjore, formale dhe statutore, por asnjë nga arsyet që i çuan demokratët atje nuk është nuk për PD-në. Ne nuk kemi arritur të fitojmë disa herë resht edhe prej masakrave.  Sepse po, duhen të mbaje kryetar të njëjtën linjë parimore të PD-së siç bëmë me non gratat e mëparshëm kur me sekonda nxore deklaratat me përjashtim nga politika dhe jo të bëje parimoren me non gratat e kampit kundërshtar, ndërsa me non gratan e kampit tonë u shmangëm disi. Sepse po, ne duhet të ballafaqoheshim me faktin zgjedhor, jo duke u fshehur pas masakrave zgjedhore. Berisha u bë mburojë dhe kurrë nuk e tha një fjalë të keqe për ty, derisa iu prek interesi personal. Ti ke sot një avantazh të madh zoti kryetar, sepse ti je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Sali Berisha është fajtori më i madh në këtë mes dhe ne të tjerët nuk jemi me më pak faj. Ndjej keqardhje të madhe për damkosjen e fatit të Sali Berishës”, tha Duma./albeu.com

 


Shtuar 18.12.2021 16:54