Ftohtë në mëngjes dhe në mbrëmje, nxehtë gjatë ditës! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Këte jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i prezencës së Anticiklonit Afrikan.

Moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës së Enjte dhe të Premte vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët përqëndruar në relievet kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa pëgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës era do të jetë intensive e me shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.


Shtuar 1.10.2023 15:36